DYLON

“Qeverisja aktuale dështoi të na mbrojë nga rreziku i përditshëm që paraqesin qentë endacakë”

“Qeverisja aktuale dështoi të na mbrojë nga rreziku i përditshëm që paraqesin qentë endacakë”
Avatar photo Redaksia

Mrika Krasniqi Shala, e cila është kandidate për Asamblenë Komunale në listën e PDK-së, në zgjedhjet e 12 tetorit, ka reaguar ashpër ndaj qeverisjes komunale lidhur me, siç thotë ajo, gjendjen alarmante të qenve endacakë në qytet.

“Qeverisja aktuale ka dështuar të mbrojë fëmijët dhe qytetarët nga rreziku i përditshëm që paraqesin qentë endacakë. Sot, në vend që fëmijët tanë të shkojnë të qetë në shkollë, ata përballen me frikë nëpër rrugët e qytetit dhe lagjeve”, ka thënë ajo.

EkoHigjiena

Mrika Krasniqi Shala tha se është e pafalshme që Komuna e Gjilanit ka mbyllur sytë para një problemi kaq serioz.

“Kërkoj urgjentisht largimin dhe menaxhimin e qenve endacak nga qendra dhe lagjet e qytetit, duke garantuar sigurinë publike me zgjidhje konkrete dhe humane. Si kandidate për Kuvendin Komunal, zotimi im është i qartë, nuk do të lejoj që fëmijët dhe qytetarët e Gjilanit të jetojnë nën frikë dhe pasiguri për shkak të neglizhencës së pushtetit aktual”, thotë Mrika Krasniqi Shala, e cila është kandidate për Asamblenë Komunale në listën e PDK-së. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.