DYLON

Qeveria vendos për masat e reja kundër COVID-19

Qeveria vendos për masat e reja kundër COVID-19
Avatar photo Redaksia

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike në të cilën janë miratuar katër vendime.

Së pari, është miratuar vendimi për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19. Në bazë të rekomandimeve të dhëna nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ministritë e linjës, palët e interesit dhe ekspertët përkatës, në këtë mbledhje u vendos për masat kundër COVID-19. Vendimi hyn në fuqi nga dita e sotme, data 1 mars 2022.

EkoHigjiena

Me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve nga lëvizjet e mëdha të çmimeve dhe eliminimit të çrregullimeve në treg me naftë dhe derivate të naftës në Republikën e Kosovës, Qeveria mori vendim që të përcaktojë çmimet shitëse maksimale/marzhat tregtare me shumicë dhe pakicë.

Qeveria e Republikës së Kosovës mori vendim për ndarjen e mjeteve buxhetore në vlerë prej 150.000 € (njëqind e pesëdhjetë mijë euro) në emër të pranimit në Kosovë të 20 (njëzet) gazetarëve nga Ukraina.

Këto mjete do të përdoren me qëllim të mbulimit të shpenzimeve që lidhen me qëndrimin e këtyre gazetarëve në Kosovë për një periudhë deri në 6 (gjashtë) muaj. Identifikimi dhe përzgjedhja e gazetarëve do të bëhet nga Federata Evropiane e Gazetarëve dhe Qendra Evropiane për Liri të Shtypit dhe Medias në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Kosovës, duke u dhënë përparësi gazetareve gra.

Po ashtu, u miratua vendimi për autorizimin e procedurave të veçanta për periudhën 3 (tre) vjeçare 2022-2024, për administrimin e procedurave për blerjen e veprave të artit nga artistët vendorë, duke përfshirë edhe veprat e artistëve që nuk jetojnë më.

Vendim per masat e pergjithshme dhe te vecanta per kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemise COVID 19

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.