Qeveria shqiptare me përkrahje financiare edhe për familjen Abazi

Qeveria shqiptare me përkrahje financiare edhe për familjen Abazi

Qeveria shqiptare do të ndajë nga 1 milion lekë të reja familjeve të dy vëllezërve Abazi nga Gjilani që humbën jetën në Durrës nga tërmeti.

Kryeministri Rama e beri të ditur këtë në mbledhjen e sotme të qeverisë shqiptare.

“Projektvendimi që lidhet përsëri me përkrahjen sociale dhe financiar të familjeve të viktimave është projektvendimi që ka të bëjë me akordimin direkt të një përkrahje financiare prej 1 milion lekësh të reja për çdo familje dhe patjetër për përballimin e shpenzimeve të varrimit. Secila prej familjeve të vëllezërve Abazi nga Kosova do të marrë të njëjtën përkrahje financiare prej 1 milion lekësh të reja nga ky vendim i qeverisë së Republikës së Shqipërisë. Besoj që jemi dakord”, deklaroi Rama.

Dy vëllezërit nga fshati Livoç i komunës së Gjilanit Shemsedin Abazi, 32 vjeç dhe Isah Abazi, 29 vjeç humbën jetën pas shembjes së hotelit “Tropikal” në Durrës.

KOMENTE