Dhjetëra rekomandime e rezoluta. Të cilat u nxorën nga debatet parlamentare më Kuvendin e Kosovës gjatë vitit që posa lamë pas, nuk po përfillen nga Qeveria e Kosovës. Zbatimi, në shumicën prej tyre, është në fazën fillestare ose ka ndryshuar qasje, gjë që po dëshmon për llogaridhënie të dobët të ekzekutivit ndaj legjislativit.
Shqetësimin rreth kësaj gjendjeje e kanë shpehur edhe vet iniciuesit e këtyre debateve, duke kërkuar zë më të fuqishëm Brenda Kuvendit. Edhe monitorues të punës së Kuvendit kanë thënë se Qeveria është duke e devalvuar rolin e Kuvendit në sistemin politik në Kosovë, duke e vënë atë në rend të dytë./Kosova Sot/