DYLON

Qeveria po e ndihmon kolonizimin në veri

Avatar photo Redaksia

Lëvizja Vetëvendosje përkrah iniciativat e shqiptarëve për të rindërtuar shtëpitë e tyre të djegura në lagjen “Kroi i Vitakut” në veri të Mitrovicës. Kthimi i shqiptarëve në këto shtëpi është e drejtë e pamohueshme. Në vend të ofrimit të mbështetjes, Qeveria me institucionet e veta sot garanton vetëm pengimin e shqiptarëve. Derisa shqiptarët arrestohen, ndërtimet ilegale shumëkatëshe të serbëve po lulëzojnë në këtë pjesë të vendit. Siç po thonë edhe qytetarët shqiptarë të kësaj pjese, legalët e ilegalët janë bërë bashkë për t’i ndaluar shqiptarët. Dy janë palët që kanë marrë pjesë në ndalimin e ndërtimit kanë marrë pjesë, Mbrojtja Civile që është organ nën organogramën e MUP-it të Serbisë si dhe Policia e Kosovës, thuhet në një komunikatë të Vetëvendosjes..

Më tutje në komunikatë thuhet:

EkoHigjiena

Derisa pushteti i ka vënë në majë të institucioneve shumë persona nga ky qytet, si: Kadri Veseli, Bajram Rexhepi, Enver Hasani, Bedri Hamza, Ismet Kabashi, Ahmet Tmava, Kamishi, Behxhet Haliti dhe Enver Peci, Mitrovica vazhdon të jetë e ndarë dhe të varfërohet edhe më shumë.

Mungesa e veprimeve të bashkërenduara për të krijuar kushte për ndërtimin e shtëpive në lagjen “Kroi i Vitakut” në pjesën veriore të Mitrovicës po e shpërfaq dështimin institucional dhe shtetëror. Rezistenca dhe përpjekja e shqiptarëve pa asnjë përkrahje dhe me pengim të qëllimshëm është thirrje që dëshmon se prezenca e shtetit të vetëm aty, është ajo e shtetit të Serbisë.

Qeveria e Kosovës, që tash është në koalicion edhe me Beogradin përmes Listës serbe, në vend se t’ua sigurojë të gjithë qyetarëve trajtimin e barabartë dhe ta integrojë këtë pjesë nën ingerencat institucionale, ligjore e sovrane të Republikës së Kosovës, është duke inkurajuar Serbinë për ta shtrirë ndikimin dhe kontrollin në Kosovë. Këto janë pasojat që ka sjellë Marrëveshja e 19 prillit përmes regjionalizimit dhe etnizimit të policisë në veri të Mitrovicës dhe Asociacionit të Komunave Serbe, ku tash nuk mund të ketë ndërtim të shtëpive të shqiptarëve pa pajtimin e serbëve për këtë. Zbatimi i kësaj marrëveshjeje në terren përveç që i legjitimoi strukturat ilegale e kriminale serbe, tani po i legalizon edhe politikat antishqiptare të tyre, duke e betonizuar diskriminimin ndaj shqiptarëve në veri të Kosovës, që për pasojë do të ketë vazhdimin e shpërnguljes së shqiptarëve dhe kolonizimin e veriut me serbë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.