DYLON

Qeveria përshëndet dekretimin e Kryeprokurorit të Shtetit

Avatar photo Redaksia

Qeveria vlerëson se dekretimi është një hap përpara në konsolidimin dhe forcimin e sistemit të drejtësisë. “Sundimi i ligjit është parakusht për zhvillimin politik, ekonomik dhe social. Sfidat me të cilat ballafaqohet Kosova, sikurse luftimi i korrupsionit, krimit të organizuar, dhe shkeljeve tjera ligjore, shtrojnë domosdoshmërinë për fuqizimin e sistemit të drejtësisë, veçmas nevojën që të investohet në aspektin e rritjes së efikasitetit.

Prokuroria si hallkë themeltare dhe e patjetërsueshme e sistemit të drejtësisë, duhet pasur mbështetjen dhe përkrahjen e të gjitha institucioneve, me theks të veçantë përkrahjen e saj në realizimin efikas të mandatit.

EkoHigjiena

Qeveria vlerëson se dekretimi është një hap përpara në konsolidimin dhe forcimin e sistemit të drejtësisë, dhe njëkohësisht shërben për mbarëvajtjen dhe funksionalizimin e këtij institucioni, si dhe ngritjes së përgjegjësisë së vet sistemit të drejtësisë”, theksohet në një njoftim të Qeverisë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.