DYLON

Qeveria miraton buxhetin prej 3.2 miliardë euro

Qeveria miraton buxhetin prej 3.2 miliardë euro
Avatar photo Redaksia

Sot në Mbledhjen e 103-të të Qeverisë, është votuar Projektligji i Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2023. Ekonomia vendore edhe këtë vit vazhdoi trendin rritës, pavarësisht sfidave e krizave globale, gjë që mundësoi konsolidim e financave publike e realizimin e objektivave qeveritare, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Financave.

Rritje e zhvillim ekonomik pritet edhe me Buxhetin e vitit 2023, i cili është më i larti e më gjithpërfshirësi ndonjëherë. Projektbuxheti 2023 kap vlerën prej 3 miliardë e 212 milionë euro, 8.7% apo 220 milionë euro më i shumë se sa ai i vitit 2022. Të hyrat buxhetore për 2023 pritet të jenë në vlerë prej 2 miliardë e 884 milionë euro, gjë që paraqet rritje prej 18.7% në krahasim vitin 2022, thuhet tutje në komunikatë.

EkoHigjiena

Përkitazi me Programin Qeverisës 2021-2025, buxheti i planifikuar për vitin 2023 parasheh investime e ndarje buxhetore që synojnë stabilitet makro-fiskal, përmirësojnë ambientin ekonomik, e ndikojnë në ngritjen e mirëqenies qytetare.

Specifikisht, projektbuxheti i vitit 2023 ka për qëllim vazhdimin e konsolidimit të rimëkëmbjes ekonomike pas përballimit me krizat e njëpasnjëshme, zbutjen e ndikimit të presioneve të larta inflacionare me origjinë nga ambienti i jashtëm në shoqërinë tonë, si dhe sigurimin e qëndrueshmërisë makro-fiskale, veçanërisht në një kontekst të ri makroekonomik global të rrethuar me pasiguri të larta.

Vlen të theksohet, se në vitin 2023 do të rikthehet kufizini i deficitit sipas rregullës fiskale, pra në 2% të Bruto Produktit Vendor, megjithëse kthimi brenda kufirit është arritur që në vitin 2021. Si rezultat i kësaj edhe borxhi publik është vendosur nën kontroll, ku parashikimet janë që viti 2023 të përmbyllet me borxh publik karshi BPV-së në 22.5%.

Projekbuxheti për vitin 2023 vazhdon mbështetjen për arsimin, shëndetësinë, bujqësinë e sigurinë, gjë që përkon drejtpërdrejtë me prioritetet e Programit Qeverisës.

Projektligji mbi ndarjet buxhetore për vitin 2023 pas votimit në Qeveri, do të procedohet për miratim nga Kuvendi, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Financave. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.