DYLON

Qeveria kushtëzon faljen e borxheve

Avatar photo Redaksia

Qeveria përveç se do të hartojë ligjin për falje të borxheve ajo ka vendosur disa kushte për personat dhe bizneset që do të ju falen borxhet. Falja e borxheve deri në fund të vitit 2008 do të jetë e kushtëzuar me shlyerjen e obligimeve nga viti 2009 deri në vitin 2014. Kjo është bërë e ditur në konferencë të mbajtur pas mbledhjes së qeverisë nga Ministri i Financave Avdullah Hoti.

“Jemi marrë vesh që gjitha ata që pranojnë që të kryejnë obligimet nga data 1 janar 2009 deri më 31 dhjetor 2014 të ju shlyhen të gjitha borxhet . Pra falja e borxheve deri në fund të vitit 2008 të jetë e kushtëzuar me shlyerjen e obligimeve nga viti 2009 deri në vitin 2014”, ka thënë Hoti.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.