DYLON

Qeveria ka miratuar dy vendime për ndarjen e nëntëmbëdhjetë milionë eurove, për zbatimin e Pakos për Ringjallje Ekonomike

Qeveria ka miratuar dy vendime për ndarjen e nëntëmbëdhjetë milionë eurove, për zbatimin e Pakos për Ringjallje Ekonomike
Avatar photo Redaksia

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar dy vendime për ndarjen e nëntëmbëdhjetë milionë eurove, për zbatimin e Pakos për Ringjallje Ekonomike.

Me vendimin e parë të miratuar në mbledhjen e 101-të të Qeverisë, janë ndarë pesë milionë euro (5.000.000,00 €) për zbatimin e masës 3.7 Mbështetje për tejkalimin e krizës energjetike, në kuadër të Pakos për Ringjallje Ekonomike.

EkoHigjiena

Ndërsa, me vendimin e dytë të miratuar në këtë mbledhje, janë ndarë mjete buxhetore në shumën prej katërmbëdhjetë milionë euro (14.000.000,00 €), për zbatimin e masave shtesë në kuadër të Pakos për Ringjallje Ekonomike, të masës 3.6 Mbështetja e likuiditetit familjar. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.