Qeveria Japoneze dhuron pajisje në vlerë 1.3 milion euro për QKUK

Qeveria Japoneze dhuron pajisje në vlerë 1.3 milion euro për QKUK

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka përfituar si donacion 1.3 milion euro donacion nga Qeveria e Japonisë. Në ceremoninë e dorëzimit të pajisjeve ka marrë pjesë edhe ambasadori i Qeverisë së Japonisë, Kiyoshi Koinuma.

Drejtori i SHSKUK-së, dr. Basri Sejdiu, me këtë rast tha se këto pajisje kanë ardhur si donacion nga qeveria japoneze ku se bashku me ambasadorin dhe ministrin vizituam disa nga pajisjet.

“Është planifikuar për herë të parë të fillojë intervenimin në tru dhe javën e ardhshme presim edhe pajisjen të cilën e kemi ble dhe në kombinim me donacionin do të shërbejnë për të mirën e pacientëve që të trajtohen në mënyrë profesionale dhe sa më lirë”, theksoi drejtori Sejdiu.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Uran Ismaili, njoftoi se vlera e donacionit është 1.3 milion euro, kurse pajisjet e dhuruar po u shërbejnë pacientëve duke u mundësuar që mos ta kërkojnë ndihmë në klinikat private.

“Pamë për së afërmi pajisjet në shumë klinika kanë filluar të përdoren, pacientet kanë filluar të marrin shërbime me pajisjet e reja duke u mundësuar atyre që mos të kërkojnë shërbime jashtë spitaleve publike po të gjejnë shërbime në spitalet publike” përfundoi Ministri Ismaili.

Në anën tjetër, ambasadori i Qeverisë së Japonisë, Kiyoshi Koinuma, tha se ky donacion vjen pas marrëdhënieve të mira që kanë Japonia dhe Kosova. Ai deklaroi se Japonia do të vazhdojë të mbështes shtetin e Kosovës.

KOMENTE