DYLON

Qeveria japoneze dhuron autoambulancë dhe Minibus QKMF-së në Viti

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti, ka nënshkruar një donacion nga qeveria japoneze për një autoambulancë dhe një Minibus për pacientët me Hemodializë . Ceremonia e nënshkrimit të këtij donacioni është bërë në Ambasadën japoneze në Prishtinë, ku pos Vitisë kanë qenë përfitues edhe komuna e Junikut , Rahovecit , si dhe Qendra Klinike Universitare e Nefrologjisë dhe Hemodializës në Kosovë.
Akti i nënshkrimit u bë nga në prani të Sekretarit të Dytë të Ambasadës së Japonisë në Austri, Mitsunori Ogasaeara me dr.Xhemajl Arapin drejtor i QKMF ne Viti. Arapi ka falënderuar Qeverinë Japoneze për ndihmën e dhënë, si dhe ndihmën që po i jep qeveria japoneze Kosovës në përgjithësi. Lidhur me donacionin në fjalë, drejtori Arapi ka theksuar se Autoambulanca dhe Minibusi për pacientët e Hemodializës, do të përmirësoje dukshëm shërbimet shëndetësore në Komunën tonë. /2L ONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.