• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Lugina

Qeveria heq taksat për shqiptarët e Luginës

Redaksia 2LONLINE 9 Tetor, 2013 3 min
 Qeveria heq taksat për shqiptarët e Luginës

Qeveria e Kosovës do t’i heq taksat doganore për të gjithë shqiptarët e Luginës së Preshevës që hyjnë në Kosovë prej datës 21 tetor 2013.

Këtë vendim e ka komunikuar Kryeministri Hashim Thaçi, pas një takimi me liderët e Luginës së Preshevës, i cili ka thënë se këtë e ka bërë për t’ua lehtësuar qarkullimin qytetarëve të Preshevës, transmeton rtk.

Gjatë këtij takimi që pati kryeministri me liderët e Luginës, ai u ka premtuar atyre mbështetje në të gjitha fushat. Ai u ka premtuar ndihmë konkrete, edhe në hapjen e Universitetit në Preshevë.

Jonuz Musliu kryetar i LPD-së, ka thënë se kanë marrë një mbështetje nga kryeministri i Kosovës dhe nga shteti i Kosovës se qytetarët e Luginës nuk janë vet, por natyrisht është me shtetin e Kosovës. Musliu tha se do të kenë mbështetje nga Qeveria e Kosovës dhe se është koha dhe momenti që të gjithë shqiptarët të flasin me një zë dhe të jenë unik.

Na gëzon fakti që po hiqen taksat e veturave, nga Qeveria e Kosovës, sepse, kemi qenë të bllokuar, sidomos në këto dy vitet e fundit. Lëvizja e lirë ka qenë e mangët, dhe veç rasteve urgjente që kanë mundur të lëvizin. Por, tani, nga 21 tetori, do të kenë të gjithë lëvizje të lirë në drejtim të Kosovës, por jo vetëm në këtë, por edhe në fushën e arsimit, themelimit të Universitetit në Komunën e Preshevës, edhe pse është hapur në Gjilan, por do të hapet natyrisht edhe në Bujanoc dhe bashkërisht do të kemi një mbështetje nga Kosova. Por, edhe në fushat tjera do të kemi mbështetje”, ka thënë Musliu.

Mirëpo, kreu i Qeverisë nuk ka specifikuar se kur do ta vizitojë Luginën e Preshevës si kryeministër i Kosovës, duke respektuar lirinë e lëvizjes. Ai tha se në kohët me të vështira ka qenë në Luginë dhe kanë qenë edhe ministrat e kabinetit të tij, por do të vij koha që edhe kryeministrat e Kosovës ta vizitojnë Preshevën.

Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Policia

Policia në 24 orë: 2 mijë e 367 gjoba trafiku për shoferë

30 Shtator, 2023
Gjilan

Themelohet Grupi Qytetar i Pavarur për Vetëqeverisjen e Gjilanit

30 Shtator, 2023
Nacionale

Komanda e Forcave Tokësore ka realizuar trajnimin “Taktika me Njësi të Vogla”

29 Shtator, 2023
Nacionale

FSK: Forca jonë po rritet dhe zhvillohet me standardet më të larta

29 Shtator, 2023
Lajme të ngjashme

Policia në 24 orë: 2 mijë e 367 gjoba trafiku për shoferë të pandërgjegjshëm

30 Shtator, 2023

Themelohet Grupi Qytetar i Pavarur për Vetëqeverisjen e Gjilanit

30 Shtator, 2023

Komanda e Forcave Tokësore ka realizuar trajnimin “Taktika me Njësi të Vogla”

29 Shtator, 2023

FSK: Forca jonë po rritet dhe zhvillohet me standardet më të larta profesionale

29 Shtator, 2023

British Military Advisory Training Team (BMATT), trajnon pjesëtarët e FSK-së

29 Shtator, 2023

Viti: Po vazhdojnë punimet në Gjimnazin “Kuvendi i Lezhës”

29 Shtator, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com