Si përherë, edhe në këtë fundvit bëjmë bilancin e punëve që janë kryer gjatë vitit që po lëmë pas. Viti 2019 nuk ishte vit aspak I lehtë, si në rrafshin politik, ashtu edhe në atë ekonomik e fusha tjera të jetës shoqërore në vend.
Nga: Rexhep KADRIU
Është vlerësim I përbashkët se ky vit ka bërë kthesë të madhe në aspektin infrastrukturor, dhe dëshmi për këtë janë të gjitha rrugët nacionale, lokale që janë përfunduar e që është bërë zgjidhje afatgjate dhe që lehtësojnë qarkullimin e njerëzve dhe mallrave.
Qeveria Haradinaj kishte vëmendje të posaçme karshi Anamoravës, veçanërisht Gjilanit. Sot komuna jonë është shumë më ndryshe se dje, më moderne dhe më lehtë e qarkullueshme. Investimet në Gjilan nuk kanë ndodh asnjëherë në asnjë qeveri për aq shumë vjet, ndërsa për dy vjet në këtë mandat, Gjilani përjetojë dorën e pushtetit qendror.
Kapërderdhsja në Përlepnicë, Impianti I Ujërave të Zeza, ndërtimi I rrugës moderne në Përlepnicë, zgjerimi I rrugës me katër korsi, ndriçim e infrastrukturë të kompletuar përcjellëse nga qyteti në drejtim të Ferizajit deri në Livoç të Ulët, fillimi I punimeve për zgjerimin e rrugës në drejtim të Bujanocit nga Fabrika e baterive deri tek Bunari I Përlepnicës, si dhe zgjerimi I rrugëve nga tuneli në drejtim të Prishtinës deri në Bresalc dhe nga Livoçi I Ulët deri në Kllokotit, për të cilat, investimi është siguruar nga huamarrja në BERZH, cilat janë kontraktuar dhe investimet e shndërrojnë Gjilanin në komunë përveç moderne dhe të qarkullueshme lehtësisht edhe interesante për turistë të huaj.
Projektet që janë në realizim e sipër: Rrugët në Malishevën e Epërme, Rruga e Kumanovës faza e dytë dhe rruga Gjilan – Zhegër, Rruga Enver Miftari, ajo Dobërçan – Stublinë, Dobërçan – Pogragjë, ato në fshatin Dobërçan, Rruga Skifter Arifi, ajo Zabel – Uglarë, rrugët ne fshatin Përlepnicë, dhe rruga 7 Shtatori dhe rruga Vërbicë e Zhegocit, i kemi përgatitë propozimet për buxhetin e ri që kanë të bëjnë me ndërtimin e rrugëve në Gjilan edhe gjatë vitit 2020.
Kemi propozuar këto rrugë; Vazhdimi I Autostradës nga Bresalci deri tek Dheu I Bardhë, ndërtimin e Unazës së Jashtme të qytetit, rrugën e Burincës dhe Lipovicës, rrugët ne Cërnicë, rrugën 28 nëntori. Besojmë se qeveria e re e Kosovës, pavarësisht kush do të udhëheqë më të, most ë nxjerrë pengesa që do ti stopojnë punët që kanë filluar e që janë paraparë për Gjilanin e Anamoravën në përgjithësi.
Nuk janë vetëm sukseset e qeverisë nacionale që kanë krijua standard të ri në qeverisje. Edhe në Gjilan aleanca po len gjurmë, dhe po I jep frymë ndryshe udhëheqjes komunale me dikasteret që ne kemi në kuadër të bashkëqeverisjes me Lidhjen Demokratike të Kosovës, rrjedhimisht me kryetarin, Lutfi Haziri. Drejtoria e Arsimit në Gjilan, me në krye drejtorin Nazim Gagica, dhe ajo e shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, me drejtor Selami Xhemajli, janë storie e suksesit dhe ndershmërisë në punë në të mirë të qytetarëve.
Deri më sot, kemi pasur një bashkëpunim të shkëlqyer me kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, dhe partnerët e koalicionit, për temat që janë në interes të qytetarëve dhe të komunës në përgjithësi.
Si partner të koalicionit, por edhe si qytetarë përtej politikës, vlerësojmë se sfidë e vitit që po vjen mbetet furnizimi I qëndrueshëm me ujë të pijshëm. Si AAK, jemi të përkushtuar seriozisht dhe maksimalisht që të japim kontributin tonë profesional në gjetjen e alternativave që mundësojnë një zgjidhje afatgjate të kësaj problematike.
Shpresojmë që sa më shpejtë të formohen institucionet e reja dhe të gjejmë mjete financiare përmes së cilave do të mundësojmë mbushjen e Pendës së Përlepnicës me ujë nga Kriva Reka, kosto e së cilës është 2 milion e 800 mijë euro, ose alternativë tjetër që është ndërtimi I Pendës në lumin Llapushnik me kosto rreth 9 milionë. Këto alternativa do të diskutohen me të gjithë akterët dhe më shoqërinë civile, dhe të vendosim për variantin më të mirë e që prodhon zgjidhje shumëvjeçare për furnizim me ujë të pijshëm për qytetarët e Gjilanit.
Mbetemi të përkushtuar që ta bëjmë Kosovën vend të jetueshëm e me dinjitet.