• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Nacionale

Qeveria gjermane dhuron donacionin e radhës për FSK-në

Redaksia 2LONLINE 9 Qershor, 2021 3 min
 Qeveria gjermane dhuron donacionin e radhës për FSK-në

Në kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj, sot u mbajtë ceremonia e prezantimit të donacionit të qeverisë gjermane dhuruar për FSK-në. Në ceremoninë përkatëse, ishin të pranishëm ministri i Mbrojtjes , Armend Mehaj dhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde, ku u pritën nga komandantja e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, gjeneral brigade Irfete Spahiu.

Në ceremoni të pranishëm ishin edhe zv.komandanti i FSK-së, gjeneral major Enver Cikaqi, drejtori i NALT-it, gjeneral brigade Jörg Rüter, komandanti i Komandës së Logjistikës, gjeneral brigade Naim Haziri dhe atasheu gjerman i mbrojtjes për Kosovë, nënkolonel Kai-Uwe Napel.

Me këtë rast, ministri Mehaj falënderoi qeverinë gjermane për donacionin përkatës duke vlerësuar dhe shprehur mirënjohjen e thellë edhe për gjithë mbështetjen  e deritashme në të gjitha fushat për  Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në. Ai theksoi se bashkëpunimi me Gjermaninë si një ndër partnerët kryesor  në nivel të ministrive të mbrojtjes dhe forcave të dy vendeve do të rritet edhe më tej në fushat e interesit të përbashkët.

Nga ana e tij, ambasadori Rohde, shprehu kënaqësinë  e tij që në emër të qeverisë gjermane dhuron donacionin përkatës duke theksuar se bashkëpunimi në mes dy ministrive do të thellohet edhe më tej si dhe mbështetja nga shteti gjerman do të vazhdoj edhe në të ardhmen.

Në fund nga ana e gjeneral Spahiut dhe nënkolonel Napel u ndanë certifikatat për personelin e specializuar për sistemin e frenimit të automjeteve të FSK-së.

Donacioni përkatës përmban laboratorin e gjuhës gjermane dhe sistemin e frenimit të automjeteve si dhe trajnimin dhe certifikimin e personelit për këtë sistem me vlerën e përgjithshme prej 210 mijë euro. Kursi në gjuhën gjermane, që zhvillohet prej vitit 2017,  me këtë laborator prej tani do të zhvillohet në kushte bashkëkohore dhe do të mundësoj përgatitjen më të efektshme të stafit gjermano-folës të FSK-së. Gjithashtu pajisjet e sistemit të frenimit do të mundësojnë flotë të sigurte dhe efektive të automjeteve të FSK-së. /2LONLINE.com/

Etiketa:aktuale donacion FSK-në Qeveria gjermane
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Gjilan

Gjilan: Tejkalim i shpejtësisë, kundërvajtësit i merret patentë shoferi për tre muaj

19 Gusht, 2022
Gjilan

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan: Aktivitete javore të komunikacionit rrugor

19 Gusht, 2022
Policia

Policia në 24 orë: Shqiptohen 2 mijë e 26 gjoba trafiku

19 Gusht, 2022
Nacionale

Parashikimi i motit për sot e nesër

19 Gusht, 2022
Lajme të ngjashme

Policia në 24 orë: Shqiptohen 2 mijë e 26 gjoba trafiku

19 Gusht, 2022

Parashikimi i motit për sot e nesër

19 Gusht, 2022

Për Bresalcin dhe fshatrat përreth do të planifikohen investime në buxhetin e vitit 2023

18 Gusht, 2022

SC Gjilani ka përmbyllur bashkëpunimin me futbollistin Blerim Krasniqi, ai do të angazhohet te CS Mioveni rumun

18 Gusht, 2022

Në takim u diskutua rreth sigurisë në komunitet

18 Gusht, 2022

Mbahet takimi me qytetarë për Projekt-Buxhetin për vitin 2023 në fshatin Ajnoc

18 Gusht, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com