DYLON

Qeveria fton të gjitha Ndërmarrjet Publike të zbatojnë Ligjin për Faljen e Borxheve Publike

Avatar photo Redaksia

Qeveria fton të gjitha Ndërmarrjet Publike të zbatojnë Ligjin për Faljen e Borxheve Publike
Ministria e Financave fton të gjitha organizatat buxhetore të zbatojnë Ligjin për Faljen e Borxheve Publike Nr.05/L-43, i cili është në fuqi që nga 3 shtatori i këtij viti.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka krijuar të gjitha kushtet legjislative dhe ekzekutive në mënyrë që organizatat buxhetore të zbatojnë Ligjin për faljen e borxheve publike.

EkoHigjiena

Pas hyrjes në fuqi të Ligjit për Faljen e Borxheve Publike, Qeveria e ka aprovuar edhe Udhëzimin Administrativ (QRK) – Nr. 04/2015 për procedurat e faljes së borxheve publike i cili parashihet me Ligji për Faljen e Borxheve, me qëllim të specifikimit të obligimeve të cilat dalin nga ky ligj.

Gjithashtu, Ministria e Financave ka krijuar Komisionin i cili është në dispozicion të Organizatave Buxhetore për të dhënë ndihmën dhe shpjegimet e nevojshme.

Me këtë rast ftohen të gjitha Organizatat Buxhetore dhe Ndërmarrjet Publike që të përmbushin obligimet e tyre sipas Ligjit për faljen e borxheve dhe Udhëzimit Administrativ për procedurat e faljes së borxheve publike.
http://infosot.com/qeveria-fton-te-gjitha-ndermarrjet-publike-te-zbatojne-ligjin-per-faljen-e-borxheve-publike/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.