DYLON

“Qeveria frikësohet nga fletushkat, arreston aktivistët e Vetëvendosjes”

Avatar photo Redaksia

Sot rreth orës 14:00, derisa aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje po shpërndanin fletushka pranë ndërtesës së Qeverisë së Kosovës (ish-Rilindja), Policia e Kosovës intervenoi brutalisht duke arrestuar dhe përdorur dhunë me shkopinj gome e sprej lotsjellës ndaj aktivistëve paqësorë, thuhet np një reagim të kësaj Lëvizjeje.

Më tej thuhet se Qeveria e Isa Mustafës ka filluar të frikësohet edhe nga fletushkat. Njësoj siç frikësohet çdo pushtet shtypës nga e vërteta që e demaskon. Agron Kabashi, Shkëlqim Morina, Alban Makolli, Veron Hasani, janë vetëm disa prej aktivistëve të arrestuar, ndërkohë që shumica e aktivistëve janë rrahur nga policia.

EkoHigjiena

“Çmimi që Kosova po e paguan për “Zajednicën” është i papranueshëm për qytetarët e Kosovës. Në njërën anë Kosova po ndahet etnikisht, e në anën tjetër qytetarëve po u kthehen masa të dhunshme. “Zajednica” nuk do të kalojë!”, thuhet n ë fund të reagimit të Lëvizjes vetëvendosje.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.