DYLON

Qeveria: Fillon mbështetja për lehonat dhe skema për shtesat për fëmijë

Qeveria: Fillon mbështetja për lehonat dhe skema për shtesat për fëmijë
Avatar photo Redaksia

“Pa u bërë ende gjashtë muaj të plotë në qeverisje, kryeministri Kurti bashkë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekurani Murati dha njoftimin për fillimin e zbatimit të masës 3.5. – Pagesa për Lehona dhe Shtesat për Fëmijë. Përveçse premtim zgjedhor e qëllim programor i Qeverisë, kjo mbështetje për gratë dhe fëmijët është vlerë dhe botëkuptim i kësaj Qeverie”, thuhet në njoftimin e Zyrës sëkryeministrit.

“Si Qeveri që synojmë shoqëri të barabartë, kjo masë ka për qëllim fuqizimin e rolit të gruas në shoqëri duke i ofruar mbështetje asaj në mirëqenien dhe pavarësi financiare. “Për ne barazia nuk kufizohet vetëm në mundësitë e barabarta e të njëtrajtshme. Mirëpo, ajo arrihet kur mundësitë dhe mbështetja e ofruar marrin parasysh edhe nevojat dhe rrethanat e ndryshme për të pasur një rezultat të barabartë. Pra, barazi përmes solidaritetit me tjetrin dhe ndërgjegjësimit për tjetrin” u shpreh kryeministri Kurti.

EkoHigjiena

Në anët tjetër, ministri Murati fillimisht shpalosi masat e Pakos së Ringjalljes Ekonomike të cilat vendosin në radhë të parë gruan dhe rolin e saj në shoqëri, duke vazhduar pastaj me prezantimin e detajeve lidhur me kushtet dhe kriteret për përfitim nga masë 3.5.

Në fund, përfaqësuesit e Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit, prezantuan dhe demonstruan procesin e aplikimit për këtë masë, e cila do të realizohet përmes platformës eKosova.

Sipas masës 3.5, lehonat e papuna në 12 muajt e fundit, të cilat figurojnë si të papuna në ATK. do të përfitojnë mbështetje financiare 170 Euro për 6 muaj, ndërsa ato të punësuara do të përfitojnë mbështetje financiare 170 Euro për 3 muaj, krahas kompensimit të rregullt të pushimit të lehonisë. Njëkohësisht, këtë muaj fillon edhe shpërndarja e shtesave për fëmijë që do të përfshijnë fëmijët e lindur në vitin 2020 dhe 2021 me nga 20 Euro në muaj. Gradualisht, me fillim nga Janari i vitit 2022 do të shtohen grupmosha të tjera deri në moshën 16 vjeçare, për të cilat vlera e shtesës është 10 Euro në muaj.

Nënat e reja mbi 18 vjeç që kanë lindur foshnjën nga data 1 Gusht 2021, duke filluar nga nesër mund të aplikojnë duke plotësuar formularin për aplikim në platformën elektronike e- Kosova me të dhënat personal të aplikueses, numrin e llogarisë bankare dhe numrin personal të foshnjës. Njëlloj realizohet edhe aplikimi për shtesat për fëmijë. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.