DYLON

Qeveria e vendosur të themelojë forcën e armatosur

Avatar photo Redaksia

Qeveria e Kosovës është e vendosur që të themelojë Forcat e Armatosura të Kosovës. Kështu deklaroi ministri i FSK-së Agim Çeku i cili bëri të ditur se janë marrë të gjitha masat dhe janë identifikuar nevojat e sakta për mbrojtjen dhe sigurinë e qytetarëve të vendit tonë.

Ai hodhi poshtë spekulimet e mediave vendore lidhur me kompetencat e NATO-s në këtë drejtim dhe u shpreh optimist në mbështetjen që Aleanca do të jap edhe për Forcat e Armatosura të Kosovës.

EkoHigjiena

Pas procesit të rishikimit të sektorit Strategjik të Sigurisë, një ndër rekomandimet është që Kosovës i nevojitet një forcë ushtarake, në bazë të të të cilave kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi është i vendosur që kjo të jetësohet.

Ministri i FSK-së, Agim Çeku deklaroi për Radio Kosovën se vendimi për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, i takon sovranit.

”Kemi një partneritet me NATO-n , Nato nuk mund të marr vendim të shëndrrohet apo jo, mund të merr vendim që a do ta mbështes apo jo Forcat e Armatosura të Kosovës. Ne fuqishëm besojmë se ky zhvillim është në interes të NATO-s sepse Kosova tani është në gjendje të marr përgjegjësi për mbrojtjen e vendit”.

Sipas ministrit Çeku, projekti për Forcat e Armatosura të Kosovës i hap dyert për partneritet, kontribut në operacionet paqëruajtëse dhe anëtarësim në NATO në një të ardhme jo të largët.

”Besoj fuqishëm që NATO-ja do ta mirëpres një zhvillim të till dhe do të vazhdoj ti mbështes FAK-un ashtu siç e ka mbështetur deri më tani FSK-në”.

FSK-ja do të punoj me të njëjtin përkushtim dhe entuziazëm derisa të aprovohet Ligji për FAK-un në Kuvendin e Kosovës, tha për Radio Kosovën, ministri i FSK-së Agim Çeku. /RTK /

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.