(2LONLINE) – Menjëherë pas zgjedhjeve të fundit komunale, këshilltarët komunal të LDK-së kanë filluar të materializojnë programin dhe fjalët e LDK-së dhe të kryetarit të LDK-së dhe tash kryetarit të komunës Lutfi Haziri.
Qeveria e tashme dallon si nata me ditën me atë të shkuarën dhe kurrën e kurrës nuk do ti përngjajë asaj për asgjë.
Ende pa u shfaq propozimet për ndryshimin e rregullores për taksa, ngarkesa dhe gjoba komunale për vitin 2014 dhe ende pa arrit një dokument i tillë për miratim në Kuvendin Komunal , PDK-ja në Gjilan e shpalli atë rregullore si regresive.
Në seancën e fundit të Kuvendit Komunal u miratua rregullorja për taksa , ngarkesa dhe gjoba komunale për vitin 2014 sipas propozimeve të LDK-së dhe partnerëve të sajë . Me këtë rast të gjithë e panë se ajo rregullore nuk ka asgjë të përbashkët me atë që është thënë në PDK nëpërmjet këshilltarit të saj komunal Riad Rashitit, mbase Rashiti për bazë ka pas ndonjë ëndërr të keqe.
Kjo rregullore me propozimet tona për ulje të taksave dhe ngarkesave e varfëron buxhetin e komunës në favor të buxhetit të individit dhe të familjes , pra përfitues është buxheti i familjes , duke përmbushur deklarimet e kryetarit Haziri se “nuk na duhet një komunë e pasur me qytetarë dhe me familje të varfra” .
Me këtë rregullore arrihet progres në aspektin material duke i ulë taksat dhe ngarkesat si dhe progres në shërbime duke i thjeshtësuar procedurat administrative.
Po ta lexosh shkrimin e Riad Rashitit të PDK-së të datës 18.03.2014 në Portalin 2Lonline (lexo shkrimin: Kundër ri-vendosjes dhe rritjes së taksave komunale për qytetarët dhe bizneset e Gjilanit), dhe po ta shohësh rregulloren e re të miratuar në Kuvendin Komunal një ditë pas shkrimit do të shihet qartë se në çfarë disharmonie jetojnë qëndrimet e PDK-së në Gjilan me realitetin, me një fjalë Rashiti që e përfaqëson PDK-në s’është kërkah hiq.
Me këtë rregullore qytetari i komunës sonë do të fillojë të ndiej përkujdesin e komunës ndaj tij, ky është veç fillimi.Për këto vite të qeverisjes së kaluar është mbjellë e keqja kudo që i lëshon sytë, nuk janë vetëm se borxhet milionëshe e keqja, figurativisht e shprehur jemi në një teren të mbushur përplot me mina , ne duhet të ecim shumë me kujdes , nuk guxojmë të ngutemi, kjo do të merr kohë dhe mund , jemi duke e ndalur zhvillimin e së keqes.
Prej se kemi filluar të qeverisim ne, ç’do seancë të Kuvendit Komunal mundeni me pa në ueb faqen e komunës, vizitojeni dhe shikojeni raportin financiar vjetor të viti 2013, njihuni më përsëafërmi me turpin.
Së shpejti në Kuvendin Komunal do të kemi një informatë financiare për tremujorin e parë të vitit 2014, do të keni rast të shihni krahasimet me periudhën e njëjtë të vitit 2013 nga qeverisja e PDK-së , do të jetë turpëruese kjo , mos qofsha në lëkurën e këshilltarëve të PDK-së.
Gjatë qeverisjes sonë nuk do të keni rast të na shihni shumë në media , ne do të jemi duke punuar. /2lonline/
/Avdyl Aliu/
/shef i GK të LDK-së në KK Gjilan/