DYLON

Qeveria e shqetësuar për borxhe të buxhetorëve

Avatar photo Redaksia

Vlera e borxheve të krijuara nga organizatat buxhetore gjatë vitit të kaluar është 165 milion euro dhe këto obligimi janë shqetësuese edhe për ministrin e financave Avdullah Hoti.

Pasojë e kësaj situate, njoftoi ministri, Qeveria ka marrë masa që asnjë organizatë buxhetore të mos mund të krijojë shpenzime në rast se ato nuk janë të reflektuara në buxhet.

EkoHigjiena

Hoti shqetësimin e Qeverisë e ka paraqitur para anëtarëve të Komisionit parlamentar për Buxhet dhe Financa, gjatë shqyrtimit të raportit financiar vjetor të buxhetit të Kosovës për vitin 2014.

“Asnjë tender nuk mund të hapet nga Komisioni Rregullativ i Prokurorimit Publik nëse nuk merret miratimi prej thesarit dhe buxhetit se ka mjete”, tha Hoti.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.