DYLON

Qeveria e SHBA vazhdon ta ndihmojë Kosovën përmes USAID-it

Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, Ambasadori i SHBA në Kosovë, Greg Delawie, dhe Drejtori i Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) në Kosovë, James Hope, nënshkruan sot marrëveshjen mbi grantin e objektivave zhvillimore midis SHBA dhe Republikës së Kosovës.E hënë, 21 shtator 2015

Dokumenti përfshin një ndihmë të Qeverisë së SHBA, në vlerë prej 25 milionë dollarë, për të mbështetur aktivitetet e USAID në Kosovë, të orientuara në tri fusha: sundimi i ligjit dhe qeverisjes, aktivitetet për rritjen e investimeve dhe punësimin në sektorin privat, si dhe programet për përmirësimin e kapitalit njerëzor në Kosovë.

EkoHigjiena

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga e quajti shumë të rëndësishme përkrahjen e Qeverisë së SHBA-së nëpërmjet USAID-it, si një dëshmi për përkrahjen e vazhdueshme të SHBA për zhvillimin e Republikës së Kosovës në fushën e sundimit të ligjit dhe të ekonomisë. 

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.