DYLON

Qeveria e Republikës së Kosovës “Qeveria e rekordeve”

Qeveria e Republikës së Kosovës “Qeveria e rekordeve”
Avatar photo Redaksia

Qeveria e Kosovës është shume e madhe më këtë numër rekord të ministrive që ka tani, ky numër kaq i madhi ministrive vetëm e dëmton buxhetin e Republikës së Kosovës.

Shkruan: Albert Zekaj

Në krahasim më qeveritë e shteteve tjera, qeveria e Republikës së Kosovës po thyen edhe një rekord tjetër ndërkombëtar, të cilën mund ta quajmë ”Qeveri e ministrave dhe zv. ministrave”.

EkoHigjiena

Qeveri e Republikës së Kosovës ka 22 ministra, dhe 70 zv. ministra dhe 200 këshilltarë.

Paga e ministrit rreth 1400 euro, paga e zv. ministrit rreth 1100 euro ndërsa paga e një këshilltari të ministrit sillet rreth 600 euro ndërsa e këshilltarit të kryeministrit marrin pagë mujore prej rreth 1500 euro.

Sipas një kalkulimi të thjeshtë del se pagat e ministrave për një vit arrijnë shifrën 369,600 euro, ndërsa pagat e zv. ministrave arrijnë shifrën 924,000 euro, ndërsa pagat e këshilltarëve të kryeministrit dhe të ministrave brenda vitit nga buxheti i Kosovës shpenzohen rreth 2 milionë euro.

Në anën tjetër opozita na është fiksuar pak në pagat dhe mëditjet që po i marrin pa punuar fare, dhe mungesa e tyre në Kuvendin e Kosovës është shumë e madhe.

Sikur të punonte opozita në Kuvend, sa ka punuar në fushatë, sot qytetarët do të buzëqeshnin.

Edhe qeverinë edhe opozitën po i bashkon një qëllim, shfrytëzimi maksimal i buxhetit të Kosovës.

Një Qeveri kaq e madhe është e dëmshme për buxhetin e shtetit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.