DYLON

Qeveria e propozuar nga Kurti nuk i mori votat e mjaftueshme të deputetëve

Qeveria e propozuar nga Kurti nuk i mori votat e mjaftueshme të deputetëve
Avatar photo Redaksia

Qeveria e re e propozuar nga mandatari Albin Kurti nuk i mori votat e mjaftueshme të deputetëve, pro votuan vetëm 56 deputetë.

Kryeparlamentari Dimal Basha tha se tash përgjegjësia kalon te presidentja Vjosa Osmani, e cila pas konsultimeve me partitë politike dhe brenda një afati prej dhjetë ditësh ka mundësi të emërojë kandidatin tjetër për kryeministër, sipas të njëjtës procedurë.

EkoHigjiena

Përndryshe, a kabineti i plotë që ishte propozuar nga Kurti:

Zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca,

Zëvendëskryeministre e dytë dhe ministre e Drejtësisë, Donika Gërvalla

Zëvendëskryeministër për komunitete, Fikrim Damka

Ministër i Financave dhe Ekonomisë, Hekuran Murati.

Ministër për Familje dhe Mirëqenie Sociale, Andin Hoti.

Ministër i Mbrojtjes Ejup Maqedonci

Ministër i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

Ministër i Administratës Publike dhe digjitalizimit Lulëzon Jagxhiu

Minsitër i Shëndetësisë Arben Vitia. Ministër i Arsimit, Avni Zogiani

Ministër i Kulturës dhe Turizmit Fatmri Spahiu

Ministër i Sportit Blerim Gashani

Ministër i Administrimit të pushteti Lokal, Rasim Demiri.

Ministëre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli

Ministër i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Armend Mujaj

Ministër i Infrastrukturës, Dimal Basha

Ministër i Tregtisë, Mimoza Kusari

Ministre e Energjisë, Artane Rizavnolli

Ministër për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq

Ministër për Zhvillim Rajonal, Sejnur Veshall.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.