DYLON

Qeveria e Kosovës, pa PDK-në!

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Ka pasur tendenca të vazhdueshme nga ana e SHIK-ut dhe PDK-së, për ta përçarë koalicionin LDK-AAK-NISMA, me lloj-lloj propagande, madje nga ato më të ulëta. Por u pa që kjo gjë është e kotë. Ata nuk ia arritën ta bëjnë një gjë të tillë. Madje as pas vendimit skandaloz të Gjykatës Kushtetuese, nuk i luhati në besëlidhjen e tyre.

Shkruan: Faik KRASNIQI

EkoHigjiena

Koalicioni për asnjë moment nuk u thye, por u forcua akoma më shumë dhe ia dëshmuan edhe elektoratit të vetë, se do i qëndrojnë besnik deri në fund marrëveshjes dhe Qeverinë do ta formojnë pa PDK-në. Tash koalicioni LDK-AAK-NISMA, është duke pritur thirrjen e seancës së Kuvendit.

Nëse zonja Flora Brovina nuk i thërret deputetët këtë javë për mbajtjen e seancës konstituive, atëherë deputetët mund ta bëjnë vetë një gjë të tillë me mbledhjen e firmave të 40 deputetëve. Në seancën konstituive të Kuvendit, ka mundësi që PDK-ja edhe pse nuk i ka numrat dhe nuk mund ta zgjedh kryetarin e Kuvendit, ta provojë një gjë të tillë.

Atëherë herën e dytë e ka të drejtën koalicioni LDK-AAK-NISMA- për ta zgjedhur kryetarin e Kuvendit, sepse e parasheh edhe Pika 127 ku thotë: “Është e drejtë dhe detyrë e të gjithë deputetëve të Kuvendit që të gjejnë mënyrën për të zgjedhur kryetarin dhe nënkryetarët e Kuvendit, në pajtim me dispozitat kushtetuese në lidhje me Rregulloren relevante të Kuvendit dhe të bëjnë Kuvendin funksional” – Gjykata aludon se, pas raundit të parë apo të dytë – ata që kanë shumicën, duhet të lejohen të propozojnë zgjidhje, dhe kështu të zgjedhin kryetarin e Kuvendit!

Nëse PDK-ja ngul këmbë që atyre iu takon zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe ta provojnë herën e parë- atëherë herën e dytë në bazë të kësaj pike koalicioni LDK-AAK-NISMA, ka të drejtë ta propozojë dhe ta zgjedh z. Isa Mustafa kryetar Kuvendi.

Dhe pas zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit, Presidentja është e obliguar ta thërras koalicionin e shumicës LDK-AAK-NISMA, dhe ta mandatoj për krijimin e Qeverisë. Kështu që çdo gjë do të shkoi sipas planit dhe në shtator do kemi Qeverinë e Kosovës të udhëhequr nga koalicioni LDK-AAK-NISMA- mundësisht edhe VV-ja, dhe me PDK-në në opozitë./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.