Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media, ka thënë se do të ndajnë nga 100 euro, shtesë të njëhershme, për fëmijët deri në 16 vjeç dhe për pensionistë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media së bashku me ministrin e Financave, Hekuran Murati, ka thënë se po ndahen këto shtesa pas performancës së mirë ekonomike.
“Ndonëse sot është dita më e shkurtër e vitit, pikërisht sot do ta bëjmë edhe zgjatjen e dorës së shtetit”, ka thënë Kurti.
Për më tepër shih videon: