DYLON

Qeveria e Kosovës miratoi projektligjin për marrëveshjen me MCC-në

Qeveria e Kosovës miratoi projektligjin për marrëveshjen me MCC-në
Avatar photo Redaksia

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar një projektligj, dy raporte dhe një vendim.

Pas shqyrtimit nga kabineti qeveritar, është aprovuar Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes Kompakt të Sfidave të Mijëvjeçarit dhe Marrëveshjes për zbatimin e Programit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfaqësuar nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC).

EkoHigjiena

 Qeveria ka shqyrtuar dhe miratuar Raportin gjashtëmujor të Buxhetit për vitin 2022 si dhe Raportin vjetor financiar të rishikuar për vitin 2021.

Ka marrë miratimin e kabinetit qeveritar edhe vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 13/19 të datës 14 korrik 2021 me ndryshimet dhe plotësimet e bëra, lidhur me Pakon e Ringjalljes Ekonomike. Plotësimi dhe ndryshimi i vendimit i shton Masës 1 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike edhe masën 1.8 – Skema “Qeveria për familjet”- për të cilën ndahen 10 milionë euro. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.