DYLON

“Qeveria e Kosovës e përkushtuar në luftimin e krimit ekonomik”

Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë në nisjen e projektit kundër krimit ekonomik në Kosovë. Kryeministri Mustafa shprehu përkrahjen e plotë të Qeverisë së Kosovës për jetësimin e suksesshëm të projektit evropian kundër krimit ekonomik në Kosovë.

“Projekti kundër krimit ekonomik në Kosovë, projekt ky i Bashkimit Evropian dhe i Këshillit të Evropës, do të ofrojë asistime, analiza dhe vlerësime të përbashkëta me institucionet tona vendore dhe unë kam besim të plotë që implementimi i këtij projekti dhe realizimi i tij do të jetë i suksesshëm, do ta ndihmojë luftën tonë kundër korrupsionit, kundër pastrimit të parave, kundër financimit të terrorizmit, trafikimit të qenieve njerëzore, krimeve kibernetike dhe formave tjera të krimit financiar”, tha kryeministri Isa Mustafa.

EkoHigjiena

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe Hajredin Kuçi, ministër i Drejtësisë, Thomas Gnocchi, nga zyra e BE-së në Kosovë, Ivan Koedjikov, udhëheqës i Departamentit të Veprimit kundër Krimit nga Këshilli i Evropës, si dhe përfaqësues tjerë të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.