DYLON

Qeveria e Kosovës do të përkrahë Luginën si në përballje me Covid, ashtu edhe për specializime për mjekët e Luginës

Qeveria e Kosovës do të përkrahë Luginën  si në përballje me Covid, ashtu edhe për specializime për mjekët e Luginës
Avatar photo Redaksia

Ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës, Armend Zemaj, po qëndron në një vizitë njëditore në Luginë të Preshevës, për të parë situatën epidemiologjike në këtë zonë të banuar me shumicë shqiptare.

“Nga bashkëbiseduesit u informova për nevojat reale të qytetarëve të komunave të Luginës. Qeveria e Kosovës dhe MSh do të përgjigjet pozitivisht si me përkrahje për përballjen anti Covid, ashtu edhe me përkrahje për specializime për mjekët e Luginës”, ka thënë ministri Zemaj.

Postimi i plotë i tij:

EkoHigjiena

Sapo përfundova takimin me kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, z. Ragmi Mustafa dhe Kryetarin e Komunës së Bujanocit, z. Nagip Arifi me të cilët biseduam për situatën rreth Covid 19 në Luginë të Preshevës dhe bashkëpunimin e përkrahjen që Kosova mund të ofrojë për qytetarët e këtyre komunave.

Nga bashkëbiseduesit u informova për nevojat reale të qytetarëve të komunave të Luginës. Qeveria e Kosovës dhe MSh do të përgjigjet pozitivisht si me përkrahje për përballjen anti Covid, ashtu edhe me përkrahje për specializime për mjekët e Luginës.

Gjithashtu, vizituam edhe Ambulancën për trajtimin e pacientëve me Covid 19.

Pas pak takime me autoritetet lokale në Preshevë.

Bashkë për shëndetin e njëri- tjetrit!

https://www.facebook.com/zemajarmend/photos/pcb.3281357715244419/3281344198579104/?type=3&theater

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.