DYLON

Qeveria do të shpronësojë pronat ku do të ndërtohet pikëkalimi kufitar në Kapi

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Nënkryetari I Komunës së Kamenicës Fatmir Matoshi iu është gëzuar informacionit se Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për shpronësimin e tokës ku do të ndërtohet pikë-kalimi i ri kufitar Kapi në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Matoshi në profili ne tij në FB shkruan:

EkoHigjiena

“E falënderoj Ministren Edita Tahiri, për përkushtimin që hapja e Pikëkalimit Kufitar në KAPI të SFIRCËS, të shkoj drejt realizmit final. Sot u njoftuam zyrtarisht se Qeveria ka marrë vendim për shpronësimin e pronës ku do të ndërtohet pikëkalimi kufitar. Kjo besoj se është e mjaftueshme që ta ndalin hovin të gjithë ata që tentuan ta devijojnë këtë pikëkalim kufitar në vende të tjera”. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.