DYLON

Qeveria dështoi dhe mashtroi për 100 ditë

Avatar photo Redaksia

Sot (e enjte) bëhen 100 ditë prej kur është votuar në Kuvend qeveria e drejtuar nga Isa Mustafa, i cili zyrtarisht detyrën e kryeministrit e ka marrë më 12 dhjetor të vitit të kaluar.

Me rastin e shënimit të 100-ditëshit të parë të qeverisë, partitë opozitare kanë drejtuar kritika ndaj qeverisë Mustafa, duke e quajtur qeveri të dështimit.
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje!, Aida Dërguti, ka thënë se kjo lëvizje nuk ka pasur pritje për 100-ditëshin apo për tërë mandatin qeverisës.

EkoHigjiena

Ajo ka thënë për “Epokën e re” se mënyra e qeverisjes është parë që prej fillimit ku marrëveshja PDK – LDK s’ka pasur asnjë çështje të rëndësishme për interesin e qytetarëve, por e gjitha ka qenë e bazuar në ndarjen e posteve mes këtyre dy subjekteve.

“Ajo që pamë gjatë këtij 100-ditëshi është qeverisje shumë e dobët, me një përfaqësim jashtëzakonisht të dobët të ministrave. Në fillim ishte çështja Jabllanoviq, ku qeveria tregoi plogështi, duke mos marrë guximin ta shkarkojë një ministër i cili i ofendoi rëndë qytetarët e Kosovës. Pastaj dëgjuam deklarimin e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, i cili i ofendoi njerëzit e varfër të Kosovës. Po ashtu kemi parë një dyndje masive. Mënyra se si u deklaruan ministri i Punëve të Brendshme dhe ai i Punëve të Jashtme nuk ishte e duhur për menaxhimin e situatës”, ka thënë Dërguti, duke shtuar se programi i qeverisë Mustafa është qesharak.

Ndërsa lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, e ka quajtur qeveri të mashtrimit qeverinë e drejtuar nga Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi. “Këto 100 ditë të qeverisë Mustafa – Thaçi janë karakterizuar me mashtrime dhe dështime. Ne kemi identifikuar 100 dështime për këto 100 ditë. Prandaj, fjala që i përshtatet më së shumti këtij 100-ditëshi është mashtrimi. Thjesht, jemi në një vorbull të mashtrimit nga qeveria Mustafa – Thaçi”, ka deklaruar Haradinaj të mërkurën në një konferencë për medie, në të cilën ka folur për 100-ditëshin e parë të qeverisë Mustafa.

Për më tepër:

http://www.epokaere.com/index.aspx?SID=13&PMID=2&LID=2&ACatID=1&AID=60472&Ctype=1

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.