DYLON

Qeveria dënon aktin e rrotullimit të një kamioni nga Lëvizja Vetëvendosje

Avatar photo Redaksia

Qeveria e Republikës së Kosovës dënon aktin e rrotullimit të një kamioni, veprim i marrë përsipër nga Lëvizja Vetëvendosje. Qeveria e Kosovës, e konsideron të papranueshëm çdo veprim të dhunshëm e joligjor mbi qytetarët, pronën publike e private dhe mbi bizneset kosovare dhe të jashtme, të cilat kryhen për përfitime politike.
Akte të tilla të dhunshme dhe në shpërputhje me çdo vlerë demokratike nuk mund të përdoren si mjete të propagandës politike, pa marrë parasysh shpjegimet apo arsyetimet që mund të jepen për to.

Qeveria e Republikës së Kosovës, i bën thirrje subjekteve politike dhe individëve të caktuar të cilët po nxisin dhe po kryejnë veprime të tilla të ulëta, që të braktisin aktet e tilla joligjore dhe joracionale dhe t’i kontribuojnë proceseve zhvillimore demokratike dhe rrugës euroatlantike të Kosovës, procese të cilat po avancohen në vazhdimësi në partneritet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me vendet tjera mike.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.