DYLON

Qeveria aprovon pakon e re fiskale me 22 masa

Qeveria aprovon pakon e re fiskale me 22 masa
Avatar photo Redaksia

Si vazhdimësi e reformave fiskale të ndërmarra në vitin 2015, Ministria e Financave gjatë vitit 2016 ka punuar gjatë në disenjimin e politikave të reja fiskale, bazuar gjithmonë në nevojat për ndryshime, të identifikuara nga vet bizneset.

Rrjedhimisht, kemi mbajtur takime të vazhdueshme me komunitetin e bizneseve, qoftë nëpërmjet tryezave të përbashkëta të organizuara, qoftë nëpërmjet vizitave që i kemi realizuar në terren”, ka bërë të ditur ministri i Financave Avdullah Hoti në konferencën e sotme për Media, ku ka prezantuar para gazetarëve Pakon fiskale 2.0, e cila është aprovuar sot në mbledhjen e Qeverisë.

Ai bëri të ditur se gjatë takimeve me komunitetin e bizneseve, ne jemi informuar drejtpërdrejt nga bizneset për efektet pozitive nga implementimi i reformave fiskale të vitit 2015, si dhe për sfidat e tyre sa i përket kushteve të të bërit biznes.

EkoHigjiena

“Në fund të vitit 2016 ne kemi arritur që të konceptojmë një draft të politikave të reja fiskale – Pakon Fiskale 2.0, ku më 14 dhjetor 2016, këtu në Qeveri kemi aprovuar në parim, nismën për masat e përfshira në këtë pako. Me këtë rast është hapur rruga për zhvillimin e fazës së diskutimeve publike me komunitetin e bizneseve dhe palët tjera të interesit për Pakon Fiskale 2.0. Hapja e fazës së diskutimeve publike është shënuar me takimin e organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës, duke vazhduar më pas me diskutimet e hapura publike me përfaqësuesit e bizneseve ku në fokus ka qenë kompleksiteti i disa çështjeve dhe me qëllim të sqarimit në detale të propozimeve nga përfaqësuesit e bizneseve” ka shtuar Ministri Hoti.

Ai theksoi se propozimet për politikat e reja fiskale janë prezantuar edhe në Konferencën “Ambienti i Ambientit 2017”, si dhe në takimet tjera të tilla, të organizuara nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, nëpër regjionet: Gjilan, Prizren, Istog, Mitrovicë.

“Si rezultat i të gjitha takimeve të lartcekura, është arritur një konsensus i përbashkët mes Ministrisë së Financave dhe komunitetit të bizneseve për masat e Pakos Fiskale 2.0, ku janë përfshirë 22 masa, të cilat janë paraparë që të implementohen nëpërmjet ndryshimeve, qoftë në aspektin legjislativ apo atë procedural. I gjithë ky angazhim nga Ministria e Financave dhe akterët tjerë është bërë me qëllim të fuqizimit të sektorit privat, si një nga shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik të vendit” shtoi Ministri Hoti.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.