DYLON

Qeveri teknike dhe zgjedhje të reja!

Avatar photo Redaksia

Shpërthimi i paknaqësive të qytetarëve, që ndërlidhet me gjendjen e rëndë në vend, si pasojë e keqqeverisjeve, që kulmuan me koalicionin e dy partive,që mbajnë përgjegjësinë për shumë dështime, mund ta vërë në rrezik Qeverinë aktuale.

Pas një ngërçi 6-mujor, me formimin e Qeverisë, njerëzit nisën të ikin nga Kosova, sepse u humbi shpresa për një jetë më të mirë.

EkoHigjiena

Sociologu Fadil Maloku, duke arsyetuar të gjitha shkaqet e nxitjes së këtyre protestave të fundit, dhe mungesën e gatishmërisë politike për dialog në mes të pozitës dhe opozitës, për të gjetur një rrugëzgjidhje, nuk e përjashton fare rrezikun e rrëshqitjes së vendit në trazira.

Për profesorin Riza Smaka, hapja e dialogut për Qeveri teknike dhe aranzhimi i kalendarit të ri zgjedhor do të duhej të ndodhte vetëm pasi të jetë arritur paraprakisht një akordim politik për disa detyra, që duhet të kryhen nga qeveria aktuale.

“Papërgjegjësia juridike e morale për mospërfilljen e zotimeve dhe të premtimeve zgjedhore, adresuar votuesve dhe opinionit publik, duhet të ndëshkohet me sanksionet e zgjedhësve, që kanë zgjedhur këta njerëz”, tha Smaka. /Kosova Sot/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.