DYLON

Qesh për çdo ditë, i bënë mirë zemrës!

Avatar photo Redaksia

E qeshura mund të jetë e dobishme si dieta e mirë ose ushtrimet për pacientët me sëmundje të zemrës. E qeshura, nga e cila na dhemb barku, përmirëson qarkullimin e gjakut, zbulon hulumtimi më i ri. Kur vullnetarët kanë shikuar pjesët qesharake nga filmi “There’s something about Mary”, enët e tyre të gjakut ishin të zgjeruara.

Por kur u kanë treguar pamjet stresuese nga filmi “Saving Private Ryan”, enët e gjakut i kishin të ngushtuara, dhe kështu është zvogëluar rrjedha e gjakut në zemër. “Magnituda e ndryshimit të cilën e kemi parë pas të qeshurës, ishte e ngjashme me atë të cilën mund ta shohim pas ushtrimeve aerobike”, thotë profesori Micheal Miller nga fakulteti i mjekësisë i Universitetit Maryland.

EkoHigjiena

“Është shumë e dobishme ta përfshijmë të qeshurën e përditshme si pjesë të mënyrës së shëndetshme të përgjithshme të jetesës në parandalimin e sëmundjeve të zemrës.” Me fjalë tjera, të hani perime, të merreni me ushtrime dhe të qeshni mirë çdo ditë, por ashtu që t’iu dhemb barku,” rekomandon për fund Miller.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.