E qeshura mund të jetë e dobishme si dieta e mirë ose ushtrimet për pacientët me sëmundje të zemrës. E qeshura, nga e cila na dhemb barku, përmirëson qarkullimin e gjakut, zbulon hulumtimi më i ri. Kur vullnetarët kanë shikuar pjesët qesharake nga filmi “There’s something about Mary”, enët e tyre të gjakut ishin të zgjeruara.
Por kur u kanë treguar pamjet stresuese nga filmi “Saving Private Ryan”, enët e gjakut i kishin të ngushtuara, dhe kështu është zvogëluar rrjedha e gjakut në zemër. “Magnituda e ndryshimit të cilën e kemi parë pas të qeshurës, ishte e ngjashme me atë të cilën mund ta shohim pas ushtrimeve aerobike”, thotë profesori Micheal Miller nga fakulteti i mjekësisë i Universitetit Maryland.
“Është shumë e dobishme ta përfshijmë të qeshurën e përditshme si pjesë të mënyrës së shëndetshme të përgjithshme të jetesës në parandalimin e sëmundjeve të zemrës.” Me fjalë tjera, të hani perime, të merreni me ushtrime dhe të qeshni mirë çdo ditë, por ashtu që t’iu dhemb barku,” rekomandon për fund Miller.