DYLON

Qeriqi: Nga gjendja e rëndë 48 veteranë bënë vetëvrasje

Avatar photo Redaksia

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Veteranëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi deklaroi se si veteranë të ish-UÇK-së, është i papranueshëm vendimi i Qeverisë që një veteran të marr 170 euro në muaj.

Ai në emisionin “Info – Box” të TV Dukagjini, ka theksuar se premtimet kanë qenë që kjo pagë të jetë rreth 220 euro, por sipas tij, në ndërkohë është ndryshuar ky premtim.

EkoHigjiena

Qeriqi ka folur edhe për gjendjen e rëndë në të cilën gjenden veteranët e luftës, duke shtuar se kanë qenë kategoria më e margjinalizuar e shoqërisë kosovare, transmeton Telegrafi.

“Po kalojnë 16 vite dhe veterani i luftës për fat të keq nuk e gëzon asnjë të drejtë, edhe pse kanë dhënë shumë për këtë vend. Nga gjendja e rëndë ekonomike, që nga paslufta, rreth 48 bashkëluftëtarë kanë bërë vetëvrasje, shkaku i gjendjes së rëndë ekonomike. Askush nuk është marrë me ta dhe me familjet e tyre”, ka shtuar Qeriqi.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.