DYLON

Qepa e re bimë jashtëzakonisht ushqyese

Avatar photo Redaksia

Qepa e re paraqet kombinimin ideal të qepës dhe perimeve. Është burim i shkëlqyer i vitaminave K dhe C, dhe burim shumë i mirë i vitaminës A. Nëse reçetat tuaja të zakonshme dëshironi t’i bëni më të shijshme, ju sugjerojmë që në vaj së pari të hidhni rrathë të vegjël të qepës së re. Po kështu mund ta shtoni në perime, siç është lulelakra dhe patatja.

Kërpudhat po ashtu shumë mirë kombinohen me qepën e re, edhe tek të gjitha gjellët kineze. Pasi që karakterizohet me shije më të lehtë nga të gjitha format e tjera të qepës, qepa e re në mënyrë të shkëlqyeshme kombinohet me të gjitha llojet e sallatave. Me të madhe përdoret në ushqimin oriental edhe si përbërës, edhe si dekorim.

EkoHigjiena

Qepa e re është bimë jashtëzakonisht ushqyese, e cila organizmit i ofron një varg të përparësive shëndetësore. Është e pasur me vitamina dhe minerale të cilat ndihmojnë në shërimin e sëmundjeve të ndryshme. Ul nivelin e sheqerit në gjak, është aleate në luftë kundër problemeve gastrointestinale, shëron ftohjen, lehtëson tretjen dhe përshpejton qarkullimin e gjakut në organizëm.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.