DYLON

Qentë endacak, lypsarët në rrugë e siguria afër shkollave shqetësime të kamenicasve

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Prania e qenve endacakë, e lypsarëve në rrugë dhe mungesa e policëve të shtrirë afër shkollave, që do të ndikonin në sigurinë e shkollarëve kanë qenë ndër shqetësimet që janë ngritur në takimin e parë të Këshillit Komunal Për Siguri në Bashkësi, në komunën e Kamenicës.

Në këtë takim ku mori pjesë edhe kreu i komunës Begzad Sinani dhe anëtarë të tjerë, përfaqësues të institucioneve që janë pjesë e këtij Këshilli, ndërkohë që Fisnik Kastrati zyrtarë komunal tha se në kuadër të zbatimit të planit të punës së KKSB’së, për muajin Gusht 2014, në fushën e dytë të këtij plani kemi pasur aktivitete të ndryshme si ato të takimeve me qytetarë në lokalitete të ndryshme të komunës sonë, në këto takime do të rritet vetëdijesimi i qytetareve për natyrën e krimeve, brengat e qytetarëve etj.

EkoHigjiena

Gani Huruglica, zv Komandant i Stacionit Policor në Kamenicë tha se një pjesë e brengave i takon edhe Policisë së Kosovës, kemi pas pesë takime me qytetarë në lokalitete të ndryshme të Komunës, në këto takime ka pas implementim të planit të punës së KKSB-së, në këto takime si shqetësime qytetarët kanë paraqitur e që duhet intervenuar në këto shqetësime siç janë vendosja e policit të shtrirë afër shkollave, qentë endacak e lypsarët në rrugë.

“Problem tjetër është prerja ilegale e pyjeve në vendet rurale, kemi plane operative dhe kemi shprehë gatishmërinë ti dalim në ndihmë qytetarëve,tek eksplantimi i rërës në sektorin tre Desivojcë dhe Lajqiq, qytetarët janë revoltë dhe kërkojnë nga ministria ta rregullojnë këtë çështje, pasi është gropuar toka dhe nuk është kthye në gjendjen e mëparshme, ku kemi pas edhe humbje jete të njerëzve dhe nuk dëshirojmë që një gjë ë tillë të ndodh më”, ka thënë ai.

Shqetësim tjetër kishin edhe përfaqësues të tjerë të KKSB’së ku sekretari i Bashkësisë Islamë në Kamenicë Milaim Behluli si shqetësim ngriti edhe çështjen e lypsarëve, që ata vinë në çdo Xhami dhe kërkojnë para, po ashtu gjatë faljes së Xhumasë janë dikur 7 apo 8 veta që edhe pengojnë hyrjen e xhematit në xhami.

Kryetari i Komunës Begzad Sinani vlerësoi kontributin e secilit në këtë takim për të ngritur shqetësimet e tyre mbi çështje të caktuara ndërkohë që përmendi se problem që ende nuk ka zgjidhje është prerja ilegale e druve. Sa i përket çështjes së kufirit, kohëve të fundi që ka patur edhe incidente në disa pika kufitare por Sinani ka kërkuar angazhim të të gjithëve që një gjë e tillë të mos ndodh edhe në këtë pjesë. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.