DYLON

Qentë endacak kafshojnë një fëmijë dhe një plak

Avatar photo Redaksia

Në rrugën më të banuar me shqiptarë, në atë të “Kosovës” në Bujanoc, në dy raste të ndara qentë endacak nga kafshimi i kanë shkaktuar lëndime dy qytetarëve. Siç ka mësuar portali informativ Titulli.com, rreth orëve të muzgut së pari është sulmuar fëmija shtatë vjeçar, i cili ka marrë lëndime serioze dhe pas mjekimit të marrë është lëshuar në shtëpi për kurim.

Një ditë më pas, të ,mërkurën në mëngjes, plaku rreth të 70-ve, në momentin që po shkonte për të falur namazin e sabahut ka qenë objekt i sulmit të qenve endacak.

EkoHigjiena

Për fat të mirë në të dy rastet qytetarët kanë shpëtuar vetëm me lëndime nga kafshimet, të cilat nuk kanë paraqitur rrezik për jetën.

Pas incidentit të ndodhur, prindërit e fëmiut kanë kërkuar marrjen e përgjegjësisë nga institucionet, i cili ka paralajmëruar padi ndaj Stacionit të Veterinarisë në Bujanoc dhe komunës, të cilat ndonëse zbatojnë projektin me strehimoren e qenve endacak, për të cilin janë ndarë miliona dinarë për hapjen e azilit të qenve në fshatin Klenik, qentë edhe mëtej enden në rrugët e qytetit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.