Qentë endacak dhe incidenti në shkollë shqetësojnë kreun e komunës
(2LONLINE) – Kryetari i Komunës së Kamenicës Begzad Sinani, gjatë takimit të Këshillit Komunal për Siguri Publike- KKSB, ka ngritur dy shqetësime që janë më aktuale në komunën e Kamenicës.
“Eliminimi i qenve endacak, është bërë çështje e ndjeshme jo vetëm në qytet, por edhe në zona rurale, prandaj mundohemi që ta gjejmë një zgjidhje që është më e lehtë për eliminimin e këtyre qenve që po i shqetësojnë qytetaret tanë. Shqetësim tjetër është incidenti i fundit që ndodhi para ca kohësh me nxënësit e shkollave të mesme këtu në Kamenicë. Në Komunën e Kamenicës, nuk kemi pasur këso lloj incidentesh më parë, andaj do të përkujdesemi që ato mos të përsëriten në të ardhmen”, ka thënë Sinani.
Ai ka kërkuar përkushtim në procesin edukativo arsimor në të gjitha nivelet e arsimit, qofshin ato fillore apo të mesme. “Të koordinohemi në atë mënyrë që t’i parandalojmë edhe këtë probleme që na shqetësojnë” tha Sinani.
Ai po ashtu nuk e la pa e përmend edhe shqetësimin e banorëve të fshatit Karaqevë me problemet që po ndodhin në këtë zonë kufitare me Serbinë. /2lonline/
