(2L ONLINE) – Lëvizja për Integrim e Luginës së Preshevës vlerëson lart qëndrimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama paraqitur në Beograd gjatë takimit me kryeministrin e Serbisë, Vuciq, qëndrim ky që padyshim shpreh’ orientimin e të gjithë shqiptarëve për integrimin e tyre në Bashkimin Evropian.
Fatmir Arifi, kryetar i Lëvizjes për Integrim e Luginës së Preshevës tha se kjo Lëvizje konsideron që deklarata e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, nuk për bënte një provokim, ashtu siç synuan ta paraqesin pala serbe, por përballje e realitetit, meqenëse një qëndrim i tillë është i artikuluar edhe nga shtetet perëndimore.
Ai tha se Lëvizja për Integrim e Luginës së Preshevës shprehë mirënjohjen e thellë për angazhimin e Kryeministrit të Shqipërisë për të drejtat e shqiptarëve në Luginë të Preshevës, të drejta që iu janë mohuar atyre prej kohësh. Premtimi dhe betimi i tij pëpara mijëra banorëve të Luginës se do të hiqen të gjitha pengesat për të rinjtë shqiptarë kudo që ata jetojnë, detyrim ky kushtetues i Shqipërisë, solli tek ata shpresë dhe optimizëm për një të ardhme më të mirë.
Arifi ka thënë se analogjia që ai bëri për të drejtat e shqiptarëve të rajonit të Luginës me të drejtat e serbëve që jetojnë në Kosovë, është për t’u vlerësuar lart.
“Të gjitha këto kërkesa dhe zotime për t’u angazhuar, janë në frymën e vlerave të Bashimit Evropian, ku të gjithë të bashkuar synojmë të aderojmë’, ka thënë FatmirArifi, kryetari i Lëvizjes për Integrim të Luginës së Preshevës. /2L ONLINE/