Qëndrimi i ministrit Shala në lidhje me çmimin e naftës në Kosovë

Qëndrimi i ministrit Shala në lidhje me çmimin e naftës në Kosovë

Qëndrimi i ministrit të MTI-së, Endrit Shala në konferencën që mbajti sot me media në lidhje me çmimin e naftës në Kosovë.

Duke pasur parasysh se aktualisht është hapur dhe është duke u zhvilluar një debat publik përkitazi me çmimin e derivateve të naftës në tregun e Republikës së Kosovës, Unë sot këtu para jush dua të theksojë se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë me profesionalizëm është duke analizuar shqetësimet e qytetarëve nga këndi ligjor i mbrojtës së konsumatorit.

Siç dihet njëri nga prioritet kryesore të mija mbetet mbrojta e konsumatorit në tregun e Kosovës përfshirë dhe atë të derivateve, MTI është duke përcjell me fokus maksimal gjendjen aktuale të tregut edhe të naftës në veçanti, duke përfshirë dhe cilësinë e saj.

Unë, siç e dini kam ndërmarr një varg vendimesh që mbrojnë konsumatorin të cilat nuk kufizohen në fusha të caktuara, por janë të fokusuara ekskluzivisht në mbrojtjen e Konsumatorit, prioritet ky në të cilin ne po punojmë çdo dite.

Sa i përket shkrimeve dhe debateve në media dhe opinion publik për çmimet e naftës ditëve të fundit, MTI- është duke analizuar legjislacionin aktual përfshirë edhe nenin 11 të Ligjit për Tregti me Naftë i cili nen deri më tash asnjëherë nuk ishte aplikuar, edhe pse historiku na ka siguruar të dhëna se çmimi i berëzës ndërkombëtarë të derivateve të naftës ka lëvizur gjithmonë.

Unë jam i përkushtuar që çdo vendim timin ta bazoj në analiza të sakta dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Unë kam kërkuar ditë më parë nga departamentet përkatëse, inspektorati MTI-së, që bazuar në rekomandimet e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës që të raportojnë mbi të dhënat e sakta të cilat shpjegojnë gjendjen aktuale përkitazi me lëvizjet e çmimit në berëzën ndërkombëtarë, me ngarkesat doganore, me importet, akcizën dhe kosto tjera. Këtë analizë që jemi duke e bërë në bashkëpunim me institucionet tjera relevante do ta kompletojmë shumë shpejt, dhe varësisht nga rekomandimi tyre unë do të veprojë ashtu siç më obligon ligji.

Ritheksojë dhe i sigurojë konsumatorët, qytetarët dhe bizneset se MTI dhe Qeveria e Kosovës pas analizimit të saktë, të plotë dhe të drejt të gjendjes aktuale, do të ndërmarr veprime dhe masa përfshirë dhe ndërhyrjet eventuale për të mos lejuar abuzimin me çmime në dëm të konsumatorëve.

MTI do të mbështet çdo hetim nga ana Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për të ndaluar çdo marrëveshje të fshehtë, kartel apo të hapur të bizneseve në fushën e derivateve të naftës, marrëveshje këto që mund të dëmtojnë qytetarët tonë.

Andaj unë sot nga këtu duke respektuar tregtinë e lirë, me mirëkuptim kërkoj edhe njëherë nga Shoqata e naftëtarëve, Importuesit, shitësit me pakicë që të reflektojnë dhe të zbresin çmimet e derivateve të naftës komfor zbritjeve që kanë ndodhur në berëzën ndërkombëtare. Për më tepër, unë poashtu sot, përmes jush dua ti njoftoj qytetarët e Republikës së Kosovës, që sot kam përgatitur URDHËRESËN e cila do hyj në fuqi qysh nga nesër me të cilën i obligoj të gjithë shitësit e derivateve , d.m.th operatoret, ekonomik që mirren me tregtimin e derivateve të naftës që të pasqyrojnë qartë, në dimensione të mëdha , në tabelat elektronike është fjala për tabela të cilat shumica e pikave shitëse i kanë të vendosura nëpër hyrje të pikave të tyre shitëse, në to, do të ekspozohet çmimi për njësi i secilit produkt që ata shesin nëpër këto pika shitëse.

Qëllimi i kësaj urdhërese është informimi i drejt i konsumatorit për çmimet e produkteve para se ata të hyjnë në pompë për tu furnizuar me derivate të naftës.

E ritheksoj që mbrojtja e konsumatorit është super prioritet i imi si ministër i MTI. Në vitin 2019 do të vazhdojmë punën në këtë aspekt, dhe do te angazhohemi që të miratojmë ligjin e ri të naftës i cili do të rregullojë këtë treg edhe me tutje.

KOMENTE