DYLON

Qëndrimet e Amerikës me interes për Kosovë të Kodifikuara me Ligjin NDAA 2026!

Qëndrimet e Amerikës me interes për Kosovë të Kodifikuara me Ligjin NDAA 2026!
Avatar photo Redaksia

Nga: Faton Bislimi

Një ndër ligjet më të rëndësishme në SHBA është NDAA – National Defense Authorization Act (Ligji mbi Autorizimet e Mbrojtjes Kombëtare) që është në fazën finale të aprovimit nga Kongresi i SHBA, pasi që ka marrë dritën jeshile të Senatit, dhe pas aprovimit edhe nga Dhoma e Përfaqësuesve, NDAA për vitin fiskal 2026 do jetë në tavolinën e Zyrës Ovale për dekretim nga Presidneti Trump.

EkoHigjiena

Në tekstin e draft ligjit NDAA të publikuar para pak orëve (mbi 3000 faqe), që përcaktojnë thuajse gjithçka që ka të bëjë me sigurinë kombëtare të SHBA-ve — që nga pajisjet ushtarake e prokurimi i tyre, pagat e ushtarëve, e deri tek strategjitë mbrojtëse e buxheti i mbrojtjes — është përfshirë edhe një seksion që kodifikon me ligj politikën amerikane ndaj Ballkanit Perëndimor dhe Kosovës.

Jam i lumtur të ndaj me ju vetëm një pjesë të vogël, por vlerëmadhe të Ligjit në fjalë — sipas NDAA 2026:

— SHBA-të përkrahin Kosovën dhe vendet tjera të rajonit në rrugën drejt integrimit në NATO dhe BE;

— SHBA-të përkrahin dialogun Kosovë-Serbi të bazuar në njohje reciproke;

— SHBA-të nuk përkrahin ndryshim kufijsh, ndarje, apo shkëmbim territoresh sipas vijave etnike për zgjidhjet e mosmarrëveshjeve ndërmjet shteteve në Ballkan!

Ky është një lajm fantastik!

Jam më shumë se krenar të shoh që mundi i shumë organizatave të komunitetit tonë në SHBA dhe përpjekjet tona të pareshtura për të ndihmuar Kosovën po japin rezultate çdo ditë e më shumë.

Kosova asnjë s’ka humbë krah Amerikës.

Sot më shumë se kurrë, angazhimi im vazhdon edhe më fuqishëm, bashkë me miq e dashamirë në DC e kudo në Amerikë për ta bërë Kosovën ashtu siç kanë ëndërruar shumë gjenerata para nesh — të fuqishme, demokratike, të zhvilluar, e në miqësi permanente me SHBA-të. Kosova mbi të gjitha — Kosova e Para!   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.