DYLON

Qëndrim Kqiku sjellë në Gjilan ekspozitën “Hope” të autorit Vigan Nuza

Qëndrim Kqiku sjellë në Gjilan ekspozitën “Hope” të autorit Vigan Nuza
Avatar photo Redaksia

Gjilani do të jetë nikoqir i Ekspozitës së Fotografisë “Hope”, me autor Vigan Nuza. Këtë e bëri të ditur organizatori i këtij eventi kulturor, Qëndrim Kqiku.

Sipas tij, më 9 nëntor, në Galerinë e Qytetit në Gjilan, me fillim nga ora 19:00, do të hapet Ekspozita e Fotografisë “Hope”, me autor Vigan Nuza.

Falë angazhimit të menaxherit të këtij projekti, Qëndrim Kqikut, adhuruesit e fotografisë mund të marrin pjesë në këtë ekspozitë, që do të hapet më 9 nëntor dhe do të qëndrojë e hapur për 2 ditë me radhë.

EkoHigjiena

“Ekspozita në fjalë, e një autori të dëshmuar si Vigan Nuza, ka për temë shpresën për liberalizimin e vizave, që do të paraqitet para publikut artdashës përmes 20 fotografive klasike bardhë e zi”, ka thënë Kqiku.

Sipas tij, shpresa e liberalizimit të vizave është shpresë e çdo qytetari kosovar, por gjithsesi edhe atij gjilanas. Ai ka ftuar të gjithë, të vizitojnë këtë ekspozitë.