DYLON

Qëndresa Rexhepi fituese e edicionit të V-të të spektaklit “Talenti i Luginës”

Avatar photo Redaksia

Qëndresa Rexhepi është shpallur fituese e edicionit të V-të të spektaklit Talenti i Luginës . Ndërkaq vendi i dytë i ka takuar Besa Asllanit e cila është paraqitur me poezi. Një paraqitje tjetër mbresëlënëse kanë shfaqur edhe Flakron Memeti dhe Auron Ymeri të cilët morën çmimin e tretë. Juria profesionale ka ndarë edhe dy çmime të tjera si paraqitja skenike që i ka takuar Sellma Ismalit, Arita Azizi për recitimin artistik dhe çmimi talenti që premton i ka takuar Shukrije Asllanit.

Qëndresa Rexhepi është shpallur mbrëmë fituese e edicionit të V-të të spektaklit “Talenti i Luginës”. Në natën finale kanë performuar më aftësitë e tyre 18 kandidatët të cilët kanë sfiduar njëri tjetrin në këndim , recitim , instrumente bit box e vallëzim.

EkoHigjiena

Pas prezantimit të kandidatëve juria profesionale ka përzgjedhur 5 çmimet e këtij spektakli.

Për Qëndresën çmimi i parë do të jetë një motiv edhe më shumë që ajo të mos i ndahet muzikës, duke vlerësuar lart edhe RTV Presheva për organizimin e këtij evenimenti.

Ndërkaq vendi i dytë i ka takuar Besa Asllani e cila është paraqitur me poezi. Por një paraqitje tjetër mbresëlënëse kanë shfaqur edhe Flakron Memeti dhe Auron Ymeri të cilët morën çmimin e tretë, transmeton Titulli.com.

Anëtari i jurisë prof. Gjuhës dhe letërsisë shqipe Bejzad Abdullahu ka vlerësuar lartë spektaklin “Talentin e Luginës” , pasi këtë vit në skenë janë paraqitur talent që premtojnë në shumë sfera. Ndërsa, kompozitori Muhamet Bislimi ka mbetur i mahnitur nga nata e mbrëmshme .

Juria profesionale ka ndarë edhe dy çmime të tjera si paraqitja skenike që i ka takuar Sellma Ismalit , Arita Azizi për recitimin artistik dhe çmimi talenti që premton i ka takuar Shukrije Asllanit.

Rtv Presheva për të pestin vit me radhë organizon spektaklin zgjedhim “Talentin e Luginës”, ndërsa në vitin e ardhshëm ku eveniment do të zgjerohet duke grumbulluar talent e të gjitha moshave , për ti mundësuar kështu ngjitjen e tyre edhe në evenimente të tjera si në Kosovë , Maqedoni, Shqipëri e më gjerë.

shih video:
http://titulli.com/index.php?m=post&s=19014

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.