DYLON

Qëndresa Kallaba nga Dardana fituese e vendit të parë në recitimet e Flakadanit 2016

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Janë zhvilluar sot garat rajonale të recituesve të shkollave të mesme, në kuadër të manifestimit të “Flakadanit të Karadakut 2016”. Në këtë garë morrin pjesë nxënës nga shkollat e mesme të komunave Preshevë, Gjilan, Ferizaj, Dardana dhe Viti.
Në emër të institucioneve komunale të Vitisë, zv.kryetari i komunës Hasan Aliu ka përshëndetur nxënësit pjesëmarrës të kësaj gare, ndërkohë që ka theksuar se prezenca e tyre jo vetëm që nderon manifestimin por mbi të gjitha veprën e komandant Mjekrës dhe gjithë dëshmorëve të rënë për liri.

Në emër të shkollave pjesëmarrëse, organizatorët por edhe të pranishmit i ka përshëndetur Sabri Morina nga drejtoria për Arsim e Kamenicës. Nga gjithsejtë 24 recitime që u prezantuan në këtë garë, juria profesionale ka përzgjedhur si recitimin më të mirë atë të Qëndresa Kallabës nga Gjimnazi “Ismajl Qemajli” nga Dardana, vendi i dytë Arbnora Salihut nga Gjimnazi “Kuvendi i Arbërit” nga Ferizaj, si dhe vendi i tretë për Fatlinda Basha nga Gjimnazi “Xhavit Ahmeti” nga Gjilani.

EkoHigjiena

Drejtoria për Kulturë Rini e Sport në Viti, për nxënësit pjesëmarrës dhe jurinë profesionale ka ndarë nga një dhuratë modeste, ndërkohë me mirënjohje ka nderuar edhe gjitha shkollat pjesëmarrëse. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.