DYLON

Qendra rekreative dhe sportive në “Dardani” pritet të nis së shpejti

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Fehmi Sylejmani, anëtar i Kuvendit Komunal të Gjilanit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ka adresuar një kërkesë në adresë të Valon Shefkiut, drejtor i Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit, por duke vënë në dijeni edhe Lutfi Hazirin, kryetar i komunës dhe Ismajl Januzin, drejtor për Zhvillim Ekonomik, nga të cilët ka kërkuar informatë rreth projektit shumë të përfolur për lagjen e Dardanisë. Një përgjigje atij i ka ardhur nga vet kreu i komunës i cili e ka njoftuar atë se shumë shpejtë do të nis implementim i këtij projekti që ka të bëjë me ndërtimin e Qendrës rekreative sportive në lagjen Dardania.

EkoHigjiena

Përndryshe, Sylejmani i Vetëvendosjes është mjaftë aktiv në ngritje të çështjeve të ndryshme, e njihet edhe për ngritje të shqetësimeve të ndryshme të qytetarëve duke përfshirë edhe ato që kanë të bëjnë me lagjen “Dardania”, nga vije vet ai, por edhe një pjesë e mirë e kuvendarëve tjerë, Me këtë rast, ai ka kërkuar të dijë nga pushtetarët se pse nuk po fillon projekti për lagjen Dardania I, teksa me shumë pompozitet këtë projekt te fusha e zbrazët të kësaj lagjeje e kanë proklamuar dhe premtuar para qytetarëve, e në veçanti atyre të lagjes së Dardanisë.

“Të gjithë e dimë se qytetarët e Dardanisë janë një ndër qytetarët më të ndërgjegjshëm rreth taksa paguesve dhe obligimeve komunale, prandaj nuk është korrekte që këta qytetarë të mashtrohen dhe t;ju premtohen projekte ideore vetëm në kompjuter dhe nëpër fusha elektorale, por njëmend ky projekt të bëhet realitet. Andaj kërkojmë që të na sqaroni saktë, se pse është prolonguar(zvarritur) ky projekt, kur dihet mirëfilli se kohë më parë patët premtuar se njëherë do ët fillojë në muajin prill, e pastaj jo në qershor, ndërkohë që muajt po kalojnë e puna fare s’po fillon”, ka ngritur shqetësimin e tij Sylejmani i Vetëvendosjes.

Në lidhje me kë ai ka marrë përgjigje nga kreu i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili e ka njoftuar Sylejmanin lidhur me projektin që ka të bëj me ndërtimin e Qendrës rekreative sportive në lagjen Dardania ku sipas tij, faza e tenderimit dhe përzgjedhja e kompanisë ndërtuese është krye nga investitori i projektit IOM në kuadër të projektit “Kosova e Bukur”.

Po ashtu është përzgjedh kompania ndërtimore për implementimin e projekti Dardania e ajo është kompania Fidani L. Vlera e kontraktuar e projektit është 238. 974 euro.

“Nga ky Projekt janë paraparë të punësohen edhe 65 punëtorë me kusht që të jenë të lajmëruar në Qendrën e Punësimit. Intervista për këta punëtorë pritet të mbahet më datën 15 korrik e udhëhequr nga një përfaqësues i IOM, Qendrës së Punësimit dhe komunës së Gjilanit dhe pas përfundimit të përzgjedhjes së punëtorëve fillon edhe implementimi i projektit”, thuhet në përgjigjen e Hazirit.

I pari i komunës, po ashtu ka bërë me dije se qëllimi dhe realizimi i projektit qendra rekreative dhe sportive është që të jetë në shërbim të qytetarëve të lagjes Dardania dhe t’ju kthehet në shfrytëzim atyre. Gjithashtu edhe gjatë implementimit të këtij projekti qytetarët do të jenë përfitues duke u punësuar 65 punëtorë për një periudhë të caktuar. /2L ONLINE/