DYLON

Qendra për Studime Universitare pjesë e stërvitjes “Eagle Strike 2025”

Qendra për Studime Universitare pjesë e stërvitjes “Eagle Strike 2025”
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e trajnimeve ushtarake, kadetë nga Qendra për Studime Universitare e FSK-së, morën pjesë në stërvitjen “Eagle Strike 2025”, e cila u zhvillua në Rreth-Greth, Shqipëri, nën drejtimin e Gardës Kombëtare të New Jersey-it nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pjesë e këtij trajnimi ishin gjithashtu kadetë nga Kursi i Përgatitjes për Oficerë i FARSH-së dhe kandidatë për oficerë nga Garda Kombëtare e New Jersey-it, duke forcuar bashkëpunimin, zhvillimin e lidershipit dhe ndërveprimin ndërmjet forcave partnere.

EkoHigjiena

Gjatë këtij trajnimi, kadetët u angazhuan në skenarë realë të nivelit taktik, duke përfshirë planifikim ushtarak, manovrime në terrene të vështira dhe kapërcimin e pengesave ujore. Një përgatitje e plotë për përballje me sfida komplekse në operacione të ardhshme, njofton fsk. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.