DYLON

Qendra për Studime Universitare nënshkruan marrëveshje me Universitetin e Norwich të SHBA

Qendra për Studime Universitare nënshkruan marrëveshje me Universitetin e Norwich të SHBA
Avatar photo Redaksia

Në Palermo të Italisë, Komandanti i Qendrës për Studime Universitare (QSU), Major Mimoza Budeci, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me përfaqësuesin e Universitetit Norwich (SHBA), njofton Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Universiteti Norwich është ndër institucionet më të vjetra akademiko-ushtarake në SHBA, që shkollon dhe trajnon liderët e ardhshëm ushtarakë të Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe jo vetëm. Aktualisht, Universiteti Norwich renditet në mesin e tre universiteteve më të mira në SHBA në fushën e teknologjisë informative, sigurisë kibernetike dhe luftës elektronike.

EkoHigjiena

Bazuar në këto marrëveshje, për herë të parë, duke filluar nga semestri i ardhshëm akademik, kadetë nga QSU do të mund të ndjekin studimet e tyre semestrale në Universitetin Norwich dhe në të njëjtën kohë kadetë nga Universiteti Norwich do të kenë mundësi të vazhdojnë studimet e tyre ushtarake semestrale në QSU.

QSU po shënon suksese të rëndësishme si institucion akademik ushtarak ndërkombëtar, duke realizuar dhjetëra programe të ndryshme shkëmbimi të kadetëve me shtete dhe akademi të ndryshme, përfshirë: SHBA, Kanadanë, Gjermaninë, Turqinë, Italinë, Kroacinë, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe shtete të tjera. Sot, aktivitetet e Qendrës për Studime Universitare janë bërë pjesë e rregullt e programeve vjetore të akademive ushtarake në SHBA dhe Evropë — një tregues i qartë i profesionalizmit dhe besueshmërisë që QSU po gëzon në arenën ndërkombëtare si Akademi Ushtarake për edukimin e liderëve ushtarakë të së ardhmes, thuhet në njoftimin e FSK-së. /2LONLINE/