DYLON

Qendra për Studime Universitare merr pjesë në Forumin e Paqes në Palermo

Qendra për Studime Universitare merr pjesë në Forumin e Paqes në Palermo
Avatar photo Redaksia

Qendra për Studime Universitare mori pjesë në Forumin e Paqes 2026 në Palermo, i cili këtë vit u fokusua në temën: “Krijimi i forcave adaptive: ndërtimi i qëndrueshmërisë ushtarake në një mjedis ndërkombëtar në ndryshim”.

Në këtë forum, QSU u përfaqësua nga një oficer dhe dy kadetë, të cilët prezantuan punimin e tyre duke trajtuar “Teknologjitë në Zhvillim dhe Adaptimi për Inovacion në Mbrojtje”, duke theksuar rëndësinë e inovacionit në sistemet moderne të mbrojtjes.

EkoHigjiena

Pjesëmarrja për të tretin vit radhazi në këtë forum, forcon përfaqësimin institucional në skenën ndërkombëtare dhe dëshmon për angazhimin e vazhdueshëm të Qendrës për Studime Universitare në zhvillimin profesional dhe akademik në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.